×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Raportimi i Insajderit – Ministria e Nagavcit detyrohet ta pezulloi tenderin për shërbime të bufesë

    Insajderi
    13 November 2024 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kishte shpallur ofertuesin me të shtrenjtë, fitues në tenderin “Shërbime të hotelerisë – bufesë në objekt”. Në Gjykatën e Tenderëve, ishin ngritur dyshime për shkelje të ligjit nga ana e MASHT. Ndërsa, ky dikaster ishte detyruar ta pezullojë tenderin, për ta shpallur sot kompaninë ankuese, fituese.

    Gazeta Insajderi

    Me datën 5 gusht, Ministria e Arsimit, ka dhënë njoftimin për kontratën “Shërbime të hotelerisë – bufesë në objektin e MASHT“.

    Sipas njoftimit me kontratë ishte shpërblyer kompania “N.H.T. “Edukimi”.

    Rezultati i aktivitetit te prokurimit: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, shpërblen me kontratë, operatorin ekonomik: N.H.T. “Edukimi”, Rr. Agim Ramdani, p/n, 10000, Prishtinë, në vlerë totale të ofertës, çmim për njësi, sipas peshimit në %, në shumën 23.94 EURO“, thuhej në njoftim.

    Vlera e parashikuar e këtij tenderi ishte 25 mijë euro.

    Në anën tjetër, Gazeta Insajderi, me 28 gusht ka raportuar se me këtë tender dyshohet se MASHT, nuk ka përfillur kriteret.

    Në Organin Shqyrtues të Prokurimit, një kompani ishte ankuar se kjo ministri nuk ka përfillur kriteret për dhënien e kontratës.

    Sipas kompanisë ankuese, kriteri për dhënien e kontratës çmimi më i ulët nuk është përfillur.

    Tutje, aty pretendohej se janë shkelur këto dispozita: Ekonomiciteti dhe Efikasiteti, Dispozitat e Përgjithshme mbi Përzgjedhjen e Pjesëmarrësve dhe Dhënien e Kontratave, Vlerësimi ekzaminimi dhe krahasimi i tenderit dhe Neni 60 Kriteret për dhënie të kontratës.

    Ndërsa, MASHT pas kësaj ishte detyruar ta pezullojë tenderin.

    Pezullimi i tenderit dhe shpallja e kompanisë ankuese si fituese

    Ministria e Arsimit, ankesën për rishqyrtim e kishte refuzuar.

    Por, pasi operatori ekonomik iu drejtua OSHP-së, tenderi u pezullua.

    Ndërsa, sot u vërtetua se MASHT, ka kryer shkelje pasi shpalli kompaninë ankuese si fituese./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark