×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimi i Insajderit- Pas disa vonesave, Qeveria emëron bordin e ankesave për biznese

    Insajderi
    04 November 2024 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi para disa jave kishte raportuar se si po dëmtohen bizneset pasi Qeveria Kurti ende nuk e kishte formuar bordin e ankesave për bizneset që shqyrton ankesat e këtyre të fundit ndaj vendimeve të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

    Por, pas disa vonesave, Qeveria ka marr vendim që ta emërojë bordin e ankesave për biznes.

    Në vendim thuhet se “Emërohen anëtarët e Bordit të Ankesave për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të nxjerra nga njësia e ankesave në Administratën Tatimore të Kosovë, lidhur me çështjet tatimore dhe doganore me përbërjen si në vijim.

    Sami Tahiraga, Bedri Peci, Adriana Thaçi-Veselaj, Ruzhdi Zemelaj, Ylli Mehmetaj, janë pesë të emëruarit në bordin e ankesave për biznese.

    Gazeta Insajderi me 22 tetor kishte raportuar se përkundër që Ministria e Financave e ka krijuar shpalljen publike për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të ankesave më 7 maj të këtij viti, deri më tani s’ka përfunduar as procesi i përzgjedhjes së kandidatëve e as formimi i këtij bordi.

    Për këtë, qeveria obligohet edhe me ligj. Ligji për Administrimin e Procedurave Tatimore parasheh formimin e një bordi, të përbërë nga kryesuesi dhe tetë anëtarë në një mandat prej katër vitesh, me mundësi vazhdimi edhe me një mandat të dytë.

    Si shkak i mos-formimit të bordit, subjekteve tatimpaguese nuk iu është shqyrtuar ende asnjë ankesë. Pasojat që ka sjellë kjo vonesë është edhe pranimi automatik i ankesave në favor të palëve, duke krijuar situata të pabarabarta.

    Po ashtu, vonesat çojnë në kosto shtesë të bizneseve për shkak të pamundësisë të vijimit të aktivitetit.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 2020-ën përpara përfaqësuesve të bizneseve ishte zotuar për rifunksionalizimin e Bordit të Ankesave. Ai ishte zotuar se do të rifunksionalizohej si organ i pavarur dhe se “është i dobishëm për biznese”.

    Përkundër që nuk ka formuar bordin që do të mundësonte të zgjidhte ankesat mes bizneseve dhe Doganës së Kosovës, kujtojmë që akterët qeveritarë shfrytëzojnë statistikat e kësaj të fundit për t’i prezantuar sukseset qeverisëse.

    Qeveria Kurti pati vështirësi edhe në formimin e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark