
Policia e Kosovës ka thënë se do të ndërmarr masat e nevojshme për t’i trajtuar rastet kur qytetarët gjuajnë me armë zjarri në raste festash, konkretisht në rastin e gjuajtjes me armë zjarri natën e Vitit të Ri në Prishtinë.
Gazeta Insajderi ka publikuar mbrëmë disa video ku shihen një grup personash duke gjuajtur me armë zjarri në natën e fundit të 2023’tës.
Policia e Kosovës ka konfimurar për Insajderin se këtë rast do ta rajtoj sipas detyrës zyrtare duke ndëmarr veprime e nevojshme për identifikim.
“Policia e Kosovës edhe këto informacione/raste i trajton sikurse edhe në rastet tjera kur janë publikuar kundërvajtje apo vepra penale dhe sipas detyrës zyrtare ndërmerr veprime me njësitet relevante, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë“, thuhet në përgjigjen e policisë
Videot e siguruara nga Gazeta janë marrë nga rrjeti social “Snapchat” të publikuar nga vetë personat prezent.
Videot mund t’i gjeni këtu: