×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Raportimi i Insajderit për hajnin e shtëpive në Stankaj – Prokuroria kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

    Insajderi
    07 August 2024 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka pesë ditë që Gazeta Insajderi ka raportuar edhe për një skandal të Policisë së Kosovës. Më saktë për rastin e Lirim Kurtajt, i njohur si hajni i shtëpive në Stankaj. Insajderi nga burime të veta mësoi se Kurtaj iu iku nga duart hiç më pak se tre policëve. Pas pyetjes së Insajderit se nëse do të autorizohet Policia për kapjen më të shpejt të tij, Prokuroria Themelore në Pejë ka ndërmarrë veprime.

    Tashmë, Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë për publikimin e të dhënave së të arratisurit.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi, Shkodran Nikçi.

    “Është autorizu polici për publikimin e emrit dhe fotos në media nga Prokurori i shtetit, që të kërkohet ndihma e qytetarëve për lokalizmin dhe arrestimin e tij”, konfirmoi ai për Insajderin.

    Lirim Kurtaj po kërkohej si i dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në fshatin Stankaj dhe jo vetëm.

    Si ndodhi rasti?

    Ditë më parë një patrollë policore në Pejë kishte hasur në Lirim Kurtajn, i cili po kërkohej si i dyshuar një disa raste të vjedhjeve të rënda në fshatin Stankaj dhe jo vetëm.

    Ai ishte ndaluar e prangosur.

    Situatën e mori në dorë Hasan Buqaj, rreshter me gradë dhe i emëruar zëvendësshef i hetimeve.

    Në emër të bastisjes ai me dy policë të tjerë do ta merrnin Lirim Kurtajn drejt një restaurant, pronë e familjes së të dyshuarit, e ta dërgonin në Stankaj- ashtu i prangosur.

    Deri në këtë pikë, edhe pse me vetura të ndryshme, në shoqërim të të dyshuarit të prangosur pos Hasan Buqajt me të ishin edhe zyrtarët policorë Cucë Kelmendi e Bujar Beka.

    Arrijnë në vendin e caktuar, biznesin pronë e familjes së të dyshuarit, dhe vendosin qe të ia heqin prangat.

    Sipas raporteve të deponuara në hetimin fillestar rreshteri Hasan Buqaj i kishte dhënë urdhër hetuesit Bujar Beka që t’ia hiqte prangat të dyshuarit Lirim Kurtaj.

    Sipas raporteve që kanë bërë pas këtij incidenti, ai iu kishte ikur pasi ia hoqën prangat për të ikur nëpër pyll-në drejtim të panjohur.

    Pas këtij rasti ishte inforkuar Inspektorati Policor i Kosovës. Më të parë rezultatin, ka rekomanduar suspendimin72 orësh të rreshterit Hasan Buqaj.

    Por, derisa vendimi i parë i IPK ishte suspendim 72 orës, në adresë të këtij institucioni ka ardhur një informacion tjetër.

    Nga burime brenda institucionit Gazeta Insajderi merr vesh që dyshimi i ngritur pas pranimit të informacionit të ri është që: së paku njëri nga policët e përfahirë në këtë incident ku për pasojë i kërkuari për vjedhje u iku nga duartë, ka lidhje miqësore me një familjar të të dyshuarit Lirim Kurtaj.

    Sipas këtij denoncimi të deponuar në IPK, ngritën dyshime të forta që në fakt i dyshuari Lirim Kurtaj u la që të ikte dhe kjo pasi që familjari i tij kishte ndikuar tek polici dhe krejt arysetimi që e dërguan të dyshuarin për të qenë prezent në bastisje, ishte vec një justifikim për të ia mundësuar arratisjen.

    Javë më parë, Gazeta Insajderi ka raportuar për rastin ku një polic e nxori të arrestuarin nga qelia e mbajtjes për ta dërguar në dasmë.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark