Gazeta Insajderi ka raportuar ditë më parë për Sadik Idrizajn që është denoncuar se ka shfrytëzuar seksualisht një të mitur nga Peja. Familja ishte e pakënaqur me mënyrën se si Prokurorja Suada Hamza po e udhëhiqte rastin. Për këtë kishte bërë ankesë.
Kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj ka vendosur që ta përjashtoi Hamzën nga ky rast.
Gazeta Insajderi Javën që shkoi Gazeta Insajderi publikoi hulumtimin “Në StopListë| Pejani 56 vjeçar denoncohet se shfrytëzoi seksualisht një 16 vjeçare, ia kërcënoi prindin”.
Në këtë hulumtim, Insajderi ka përmendur që familja e viktimës ishin të pakënaqur se si Prokurorja Suada Hamza po e hetonte këtë rast.
Ata bënë ankesë tek Kryeprokurori Agim Kurmehaj.
Gazeta Insajderi merr vesh që Krumehaj ka marr tashmë vendimin: Ka përjashtuar Prokurorën Hamza nga ky rast.
Rasti i është ndarë një prokurori tjetër nga Departamenti për të Mitur, sipas vendimit, një kopje të të cilit e ka Insajderi.
Lexo hulumtimin e plotë të Insajderi për këtë rast këtu: