×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Raportimi i Insajderit | “Sania u bë Sllavicë…”, shteti bllokon pronën milionëshe në Çagllavicë e konfirmohen hetimet

    Insajderi
    15 November 2024 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportimi i Gazetës Insajderi me dy hulumtime ekskluzive për një tokë prej mbi tre hektarësh të vlefshme së paku 12 milionë euro e që dyshohet se u tjetërsuan nga edhe nga avokati Venhar Hana, dikur avokat i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, janë konfirmuar me veprime të Prokurorisë. Në dokumentet që ka siguruar rishtazi Insajderi del që Prokuroria e ka bllokuar këtë pronë, e në të njëjtin dokument zbulon që ka edhe hetime.

    Visar Duriqi

    Muaj më parë Gazeta Insajderi ka publikuar dy hulumtime ekskluzive të bazuara në dokumente të insititucineve të ndryshme, përfshirë këtu edhe si rrallë herë- një denoncim si Kallëzim Penal të Kuvendit të Kosovës dërguar në Prokurori për një pronë mbi tre hektarëshe në Çagllavicë e që vlerësohet që të vlejë së paku 12 milionë euro.

    Dyshohet se i përkiste dikur Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP), por me një ndryshim identiteti në Agjencinë e Regjistrit Civili në Ministrinë e Brendshme  dhe me një vendim të vjetër gjyqi që nuk gjendet as në Arkiv, prona kaloi si private e u ri-shit.

    E në këtë aferë, dyshohet se në këtë tjetërsim i përfshirë është edhe Venhar Hana, avokat me licencë e që dikur përfaqësonte Byronë Kosovare të Sigurimeve, e paguhej jo pak nga ta.

    Lexo dy hulumtimet e Insajderit:

    Por, çka ka ndodhur tash në taborrin e Prokurorisë?

    Insajderi ka në posedim një dokument në të cilin  Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Renda ka nxjerr një, që ata e quajnë ‘Urdhër të përkohshëm të ndalimit”.

    Aty bëhet me dije që Prokuroria i kërkon Drejtorisë së Kadastrit e Gjeodozisë në Komunën e Prishtinës që të ndaloi ndërmarrjen e veprimeve për tokën që ka në pronësi Sllavica Mikic, të cilës Prokuroria i referohet me termin “e pandehura”.

    Gazeta Insajderi e ka kontaktuar shtetasen kosovare Sllavica Mikic, me nacionalitet serbe, e cila ka premtuar që komente do te jap në një takim direkt, por deri tash nuk ka gjetur kohë që të takohet.

    Aty bëhet me dije që me këtë urdhër Prokuroria bllokon përkohësisht njësinë kadastrale “P-71914075-00427-1”, me sipërfaqe 39201m², Zona Kadastrale Çagllavicë, Komuna Prishtinë, e shënuar si pronë në emër të Slavica Mikić.

    Aty bëhet me dije se Prokuroria i kërkon Komunë së Prishtinës ndaljen e transaksioneve të mëtutjeshme dhe ndryshimeve në këtë pronë, edhe pse bëhet me dije se deri tash e njëjta pronë veçse është parcializuar edhe në disa pjesë dhe si pronarë figurojë edhe persona të tjerë, emrat e të cilëve Insajderi do ti publikoi pasi që të arrij që të marr koment nga ta.

    Në këtë listë përfshihen edhe biznesmenë. Edhe të afërm të përsoave që të edhe Kuvendi i Kosovës i denoncon si të dyshuar për tjetërsim të kësaj prone.

    Prokuroria: Disa të dyshuar, përfituan afro 2 milionë euro për 2 vite

    Prokuroria bën me dije se për zbatimin e këtij vendimi ka angazhuar hetues nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike- Prishtinë.

    Aty bëhet me dije se një hetim tashmë është në proces nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dhe për bazë ka edhe një denoncim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) për të njëjtën pronë e detajet nga i cili janë shpalosur në hulumtimin e Insajderit “Sania u bë Sllavicë dhe tre hektarë tokë publike u tjetërsuan- Dosja e Kuvendit ku përfshihet ish-avokati i Byrosë, Venhar Hana”.

    Prokuroria edhe pse nuk i përmend personat e tjerë në dokumentet që ka siguruar Insajderi, bënë me dije se në rast ka edhe të dyshuar të tjerë, pos Sllavica Mikic.

    “Gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Prishtinë të pandehurit (në shumës) në bashkëkryrje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror duke paraqitur fakte të rrejshme të pronës në ngastrën kadastrale  “P-71914075-00427-1” me sipërfaqe 39201m², Zona Kadastrale Çagllavicë, Komuna Prishtinë, e shënuar si pronë në emër të Slavica Mikić, i kanë mashtruar të dëmtuarit (Redaktim i Insajderit: emrat e tre bizneseve ), të cilët pastaj kanë shitur te personat e tretë, duke i shtyrë që të veprojnë në dëm pasurisë së tyre, ashtu që kanë lidhur kontrata për shitjen e pronës së palujtshme, dhe me veprimet e tyre kanë përfituar shuma parash në vlerë rreth 2 milionë euro”, thuhet në këtë dokument të Prokurorisë./ Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark