Gazeta Insajderi një muaj më parë ka realizuar një video storje për rastin e qytetarit nga Istogu, Ardian Maraj dhe vajzës së tij.
Babë dhe bijë vuajnë nga sëmundja e njëjtë e brinjëve të deformuar, gjë që i pamundëson frymëmarrjen e rregullt. Të njëjtit i janë nënshtruar disa operacioneve të cilat kishin rezultuar të pasuksesshme.
Në storjen e realizuar nga Gazeta Insajderi maraj ka treguar që së fundi janë informuar nga një spital për mundësi më të larta të trajtimit të sëmundjeve që ata bartin.
Kësisoji, qytetari njoftoi mediumin se pas raportimit shoqata “Shqiptarët për Shqiptarët” e drejtuar nga Elvis Naçi ka marrë përsipër financiarisht trajtimin e të dyve.
“Dua të iu informoj se shoqata e Elvis Naçit e ka marrë përsipër rastin tim dhe rastin e vajzës time pas raportimit tuaj”, tha Maraj për Insajderin.