Inspektorati Policor ka vendosur që ta suspendojë nga puna policin nga Ferizaj, i cili në një video të publikuar nga Gazeta Insajderi, sillej si “kapadai” me një qytetar.
Gazeta Insajderi të mërkurën (25.06.2024), ka raportuar për sjelljet e policit Erion Leka ndaj një qytetari ku dëgjohej ndër të tjera duke thënë “Nëse kalon edhe njëherë në këtë rrugë, do ta konfiskoj patent shoferin”.
Burime të Insajderit mësojnë që polici Erion Leka është suspenduar sot me rekomandim të IPK-së.
Qëndrim Ukshini, qytetar që punon si taksist ka pretenduar se vazhdimisht po dënohet nga polici Erion Leka.
Sipas tij kjo po bëhet për arsye personale. Ai thotë se me rrogën që merr si taksi mban familjen, por që dënimet e vazhdueshme që po merr nga ky polic janë duke ia vështirësuar punën.
E gjitha kjo sipas, qytetarit po ndodh sepse policin po e pengon vajzat që ai ka klientë në taksi.