×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimi për takime të fshehta të krerëve të Speciales me diplomatë të huaj, avokati i Thaçit: Duhet t’i japin llogari shoqërisë kosovare

    Insajderi
    17 December 2024 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luka Mishetiq, avokati kryesor i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka reaguar lidhur me raportimet se krerët e Specialës mbajtën takime të fshehta me diplomatë.

    Lidhur me raportimin e Nacionales, Mishetiq ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, nuk kërkon që Dhomat e Specizliaura t’i raportojnë vendeve të tjera “e aq më pak ta bëjnë këtë në fshehtësi”, shkruan Insajderi.

    “…presidenti dhe kryeprokurori i Dhomave të Specializuara (DhSK) së fundi u takuan në fshehtësi me diplomatët e vendeve donatore për t’u raportuar atyre, si dhe diskutuan rreth komenteve të Ligjit për Dhomat e Specializuara , i miratuar nga parlamenti i Kosovës, që nuk e autorizon DhSK-në që të raportojë në vendet e tjera, e aq më pak ta bëjë këtë në fshehtësi. Fatkeqësisht, Ligji nuk kërkon që DSK-ja të raportojë në asnjë institucion në Kosovë, gjë që shkel normat e Këshillit të Evropës”, ka thënë ndër të tjera Mishetiq.

    Avokati i Thaçit ka kërkuar që Këshilli i Evropes të reagojë për këtë. Ai ka thënë se Dhomat e Specializuara s’po i përgjigjen shoqërisë kosovare.

    Megjithatë, DhSK-ja nuk i përgjigjet “fuqive të shtetit” të Kosovës dhe as DhSK-ja për punën e saj nuk i përgjigjet shoqërisë kosovare. Në vend të kësaj, ai jep llogari në takimet e fshehta me vendet donatore që nuk janë transparente, jo të hapura për publikun e Kosovës dhe që mbahen pa autorizim me ligjin e Kosovës. Është ironike që DhSK-ja, një institucion i krijuar si rezultat i një raporti të Këshillit të Evropës (Raporti Marty), shkel normat e Këshillit të Evropës në mungesën e llogaridhënies ndaj institucioneve të Kosovës apo shoqërisë kosovare”, ka deklaruar më tej ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark