Raportohet një rast dhunimi në Mitrovicë, gruaja u mor në veturë nga dy persona dhe u dërgua në një lokacion tjetër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet një rast dhunimi në Mitrovicë, gruaja u mor në veturë nga dy persona dhe u dërgua në një lokacion tjetër

    Insajderi
    31 July 2025 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi të një gruaje në Mitrovicë.

    Në raportin ditor të së enjtes, policia bën të ditur se është raportuar se dy persona e kanë futur në veturë ankuesen dhe e kanë dhunuar në një lokacion tjetër, shkruan Insajderi.

    Është raportuar se dy persona të panjohur e kanë futur në veturë ankuesen femër kosovare dhe me pas të njëjtit e kanë dërguar në një lokacion tjetër dhe ndaj saj kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, teksa viktima mbetet që të dërgohet në ekzaminim mjekoligjor. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark