Vrasja e Rreshterit Lika, Policia me aksion në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Rreshterit Lika, Policia me aksion në Kaçanik

    Insajderi
    25 April 2025 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës është duke e realizuar një aksion në Kaçanik, e që lidhet me rastin e vrasjes së rreshterit Lika.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

    Kelani nuk dha detaje më të hollësishme rreth aksionit.

    “Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut. Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha ai.

    Ngjarja tronditëse, e cila ndodhi më 1 prill 2025, ka shkaktuar një reagim të gjerë nga opinioni publik, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë nga organet kompetente.

    Deri tani, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, duke përfshirë edhe dyshimet për planifikimin dhe ekzekutimin e aktit.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim prej një muaji për gjashtë nga të arrestuarit, ndërkohë që hetimet po zhvillohen me intensitet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark