Drejtor i Autoritetit të Pellgjeve Ujore në Ministrinë e Mjedisit, Naser Hafizi, është arrestuar.
Në bazë të disa raportimeve, arrestimi i tij ka ndodhur në aeroport sapo ai është kthyer nga Gjeneva.
Hafizi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpëlarjes së parave.
Para dy ditësh u arrestua sekretari i përgjithshëm i MMPHI Izedin Bytyqi. Këtij të fundit, gjykata ia caktoi masën e arrestit shtëpiak.
Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për këtë rast dhe është në pritje të një përgjigje.