Mediat po raportojnë se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është regjistruar një alarm për bombë.
Nga pamjet shihet se Njësia K-9 e Policisë së Kosovës është duke kontrolluar hapësirat e aeroportit.
Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës e zyrtarë të aeroportit por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer për përgjigje.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…