Në orët e mbrëmjes së të martës në Prishtinë raportohet të jenë lënduar me armë zjarri dy persona.
Viktimat raportohet se janë dërguar në Emergjencë të QKUK-së.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës dhe Emergjencën në QKUK mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka marrë ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/