Raportohet se Policia e Kosovës sot ka pranuar informacione për një bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Express brenda aeroportit.
Detaje të tjera më të hollësishme ende nuk dihen.
Kujtojmë se sot në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë procesi mësimor. Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.
Më 24 maj, një kërcënim me bombë ka ndodhur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili rezultuar si alarm i rrejshëm.