Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve.
Pas miratimit të rendit të ditës, deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Ju janë gjakosur duart” dhe “Korrupsioni vret”, ndërsa deputetët e qeverisë qëndruan në këmbë me pankartat “Këlyshët e verdhë dhe korrupsioni është emri juaj i mesëm”.
Pas hedhjeve dhe brohoritjeve që erdhën nga të dyja palët, deputetët zbritën nga bankat e parlamentit, gjë që u pasua me konflikt.
Konflikti ka ndodhur edhe në ballkon, ku përfaqësuesit e qeverisë kanë varur një pankartë ku thuhej se “hajdutët e verdhë” duan luftë civile, kurse Serbia punë.
Në sallën e kuvendit është bërë bujë, seanca ku do të diskutohet për buxhetin është ndërprerë me caktimin e rendit të ditës.
Para se të shpërthente sherri, janë pranuar dorëheqjet e ministrave Goran Vesiq dhe Tomislav Momiroviq.