Raportohet për një person të vdekur në zhveshtoren e Barcelonës, ndeshja ndaj Osasunas shtyhet - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Raportohet për një person të vdekur në zhveshtoren e Barcelonës, ndeshja ndaj Osasunas shtyhet

    Insajderi
    08 March 2025 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona ishte paraparë që të luante sot (e shtunë) me fillim nga ora 21:00 në shtëpi ndaj Osasunas, xhiro kjo e vlefshme për javën e 27-të në elitën e futbollit spanjoll.

    Megjithatë, teksa ka mbetur edhe jo shumë kohë para terminit të caktuar që kjo ndeshje të fillojë, duket se ajo është shtyrë.

    Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Mundo Deportivo, një anëtar i stafit mjekësor të Barcelonës ka ndërruar jetë papritmas.

    Mediumi tjetër Cadena SER ka raportuar se kanë qenë vet lojtarët ata të cilët kanë kërkuar që kjo ndeshje të mos luhet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark