Sipas faqes meterologjike, Meteo Kosova janë duke u raportuar stuhi shumë të forta në Rrafshin e Dukagjinit.
Stuhitë raportohen se janë duke ndodhur saktësisht afër Prizrenit.
Tutje thuhet se momentalisht janë zhvilluar mbi 1800 shkarkesa elektrike.
“Mbi 1800 shkarkesa elektrike në zonën jugperëndimore të Kosovës!”.
Gjatë kësaj jave poashtu është parashikuar për ulje të temperaturave dhe stuhi.