Raportohet për të vdekur pas një sulmi në një universitet në Pragë, vritet sulmuesi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Raportohet për të vdekur pas një sulmi në një universitet në Pragë, vritet sulmuesi

    Insajderi
    21 December 2023 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Pragë të Republikës Çeke është duke raportuar për të shtëna me armë të zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit.

    Në bazë të informacioneve fillestare, ka të vdekur dhe të plagosur në vend të ngjarjes.

    Policia ka thënë se e ka vrarë sulmuesin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.

    Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

    Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

    Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit – atraksioni kryesor për turistët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark