Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka dematuar lajmin se kryeminsitrit të Kosovës i është refuzuar viza për SHBA, shkruan Gazeta Insajderi.
Në media u raportua se SHBA ia refuzoi vizën kryeministrit Kurti.
Megjithatë, këto zëra i demantoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Krzeiu
Kryeziu në një prononcim për Insajderin tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këto raportime.
Ai tutje shtoi se vizita në SHBA do të ndodhë së shpejti dhe se e njëjta është duke u planifikuar.“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu.