Raportohet se Edon Zhegrova refuzoi Marseille, ky është ekipi i vetëm që futbollisti po insiston të bëhet pjesë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Raportohet se Edon Zhegrova refuzoi Marseille, ky është ekipi i vetëm që futbollisti po insiston të bëhet pjesë

    Insajderi
    22 August 2025 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një vere të gjatë me shumë spekulime dhe bisedime, Edon Zhegrova duket se më në fund ka arritur të gjejë akord për të ardhmen e tij.

    Futbollisti i Lille që si opsione kishte qëndrimin në Francë tek ekipi rival, Marseille dhe transferimin në Itali te Juventusi, ka vendosur për këta të fundit.

    Sipas “TuttoSport”, Edoni ka kërkuar nga agjentët e tij që të ndalin bisedimet me Marseillen, pasi do vetëm transferimin tek Juve.

    Zhegrova nuk ka luajtur në asnjë ndeshje zyrtare për Lille që nga 24 dhjetori kur u lëndua në barazimin 1:1 kundër Marseille.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    12 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark