×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se Goran Rakiq është rrahur brutalisht në veri, i dyshuar Goran Vuçeviq

    Insajderi
    13 October 2024 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dyshohet se mbrëmë rreth orës 02:30 të mëngjesit është rrahur brutalisht ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

    Burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur se Rakiq është sulmuar nga një grup personash në krye me Goran Vuçeviq, tani i dyshuar kryesor për këtë sulm.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshanin, por ai ka deklaruar se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë rast në stacionin policor.

    Në bazë të informacioneve të Dukagjinit, Goran Vuçeviq është vëllau i Vladimir Vuçeviq i cili është pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit kundër policisë së Kosovës, ku mbeti i vdekur Afrim Bunjaku tani hero i Kosovës.

    Goran Vuçeviq

    Burimet thënë se Rakiq është rrahur keq në kafiterin e Goran Vuçeviqit.

    Kafiteria e Goran Vuçeviq ku dyshohet së u rrah Goran Rakiq

    Pas ngjarjes, Policia e Kosovës ka shkuar në banesën e Rakiqit, ku është gjetur i rrahur keq por që ai ka thënë se ”është rrëzuar’’.Gjithashtu burimet tregojnë se Rakiq ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku edhe është regjistruar, por dyshohet se ka pasur përpjekje për të fshirë rastin nga regjistri mjekësor.

    Lidhur me këtë rast, Goran Vuçeviq së bashku me pjesëmarrësit e tjerë është i dyshuar për rrahjen e Rakiqit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark