Ylli i futbollit, Erling Haaland ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në gjigantin e La Ligës, Real Madrid.
Diario AS raporton se Haaland ka blerë një shtëpi në Spanjë dhe është i gatshëm për një kapitull të ri në karrierë.
Raportohet se norvegjezi ka një klauzolë në kontratë që e lejon të transferohet në Real Madrid për gjysmën e çmimit të klauzolës, që është 100 milionë euro.
Ndërkaq, gazeta spanjolle “AS” njofton se sulmuesi norvegjez është i gatshëm të nënshkruajë kontratën me Real Madridin dhe mund ta bëjë këtë shumë shpejt.
Po ashtu, Haaland posedon një pronë në Marbella të Spanjës.