Raportohet se ish-zyrtari i MPB-së është arrestuar në Serbi, u kap me 18 kilogramë marihuanë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se ish-zyrtari i MPB-së është arrestuar në Serbi, u kap me 18 kilogramë marihuanë

    Insajderi
    25 January 2024 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ish-zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës po raportohet se është arrestuar në Serbi dy ditë më parë, pasi që dyshohet se i njëjti është kapur me narkotikë.

    Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Drilon Berbatin, dikur zyrtar administrativ të Agjencisë për Regjistrim Civil në kuadër të MPB-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për arrestimin e tij ka lëshuar njoftim zyrtar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, teksa ka publikuar edhe pamje të marihuanës së fshehura në veturën me të cilën po voziste.

    Sipas tyre, Berbatit iu janë konfiskuar gjithsej 32 pako me marihuanë apo gati 18 kilogramë.

    Insajderi ka kontaktuar MPB-në për konfirmim, por deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark