Raportohet se kryeministri serb dha dorëheqje pasi protestuesit bllokuan Beogradin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se kryeministri serb dha dorëheqje pasi protestuesit bllokuan Beogradin

    Insajderi
    28 January 2025 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa studentët janë rebeluar dhe nisën të hënën një bllokadë 24-orëshe në Beograd, kryemininstri Millosh Vuçeviq raportohet se ka dhënë dorëheqje.

    Novosti, mediumi që kontrollohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raportoi se “Vuçeviq do të japë dorëheqje”.

    Protestuesit kanë shtuar trysninë ndaj institucioneve. Fermerë serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë i janë bashkuar bllokadës që pasoi protestat shumëjavëshe në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit.

    Qytetarët po e fajësojnë qeverinë për korrupsion të shfrenuar.

    Vuçiq mbrëmë në një konferencë për media kërkoi dialog me studentët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark