
Gazeta Insadjeri ka provuar më shumë se 4 orë të marr një konfirmim nga Policia e Kosovës për raportimin në media se Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot rreth orës 12:25 e ka shkelur një të mitur në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria” në Prishtinë.
Por asnjë nga zëdhënësit në Policinë e Kosovës nuk e kanë konfirmuar lajmin.
Insajderi ka kontaktuar policinë qendrore, rajonin e Prishtinës dhe QKUK-më por nuk iu janë përgjigjur as thirrjeve telefonike e as mesazheve.
Po ashtu lidhur me këtë lajm nuk janë përgjigjur as nga Qeveria e Kosovës.
Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, i cili deri më tani është duke u mbajtur fshehtë nga të gjitha institucionet.
Ky lajm nuk është konfirmuar ende për asnjë mendim në vend.