Raportohet se policia ka gjetur magazinë armësh në Kaçanik – arsenali i Agim Belës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se policia ka gjetur magazinë armësh në Kaçanik – arsenali i Agim Belës

    Insajderi
    25 April 2025 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh është zbuluar mëngjesin e sotëm në rrugën “Selim Shehu” në Kaçanik, gjatë një operacioni të ndërmarrë nga Njësia e Hetimeve e DKKO Prishtinë, në bashkëpunim me njësitë e specializuara operative (NJSO).

    Sipas Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 06:30 të mëngjesit të 25 prillit, gjatë kontrollit të personit të dyshuar Agim Bela (rreth 51-vjeçar), janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme, prej të cilave një pjesë pa leje të vlefshme.

    Sipas informatave që ka në dispozicion Sinjali, te Bela janë gjetur:

                •          3 pushkë gjuetie (dy me leje, një me dylbi)

                •          1 pistoletë 9 mm

                •          1 pushkë ajrore 4.5 mm

                •          450 fishekë të llojeve të ndryshme, nga të cilët të paktën disa janë pa leje

                •          27 thika me përmasa të ndryshme

                •          Dylbi nate dhe dylbi zmadhues pa numër serie

                •          Dron-Mini dhe pajisje për pastrim armësh

    Arsenali është konfiskuar nga Policia, ndërsa me autorizimin e Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal:

    “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Agim Bela është intervistuar në prani të avokatit personal, dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark