Pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës qeveria së shpejti pritet të dal me një vendim.
Burime të Insajderit mësojnë se qeveria e Kosovës do të ndalojë hyrjen e gjitha mallrave nga Serbia.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Albin Kurti deklaroi se shteti serb ka synim destabilizimin.
Ndërkohë policia e Kosovës pritet të dal në konferencë për medie në orën 17:00 për të dhënë më shumë detaje lidhur me arrestimin e pjesëtarëve të tyre. /Insajderi