Raportohet se redaktori i RTK’së urdhëroi gazetarët që Kurtit të mos i referohen si kryeministër në detyrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se redaktori i RTK’së urdhëroi gazetarët që Kurtit të mos i referohen si kryeministër në detyrë

    Insajderi
    26 February 2025 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në media është duke u raportuar se redaktori i lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës ka urdhëruar gazetaret e televizionit publik të mos i referohen Albin Kurtit me termin kryeministër në detyrë, shkruan Insajderi.

    Redaktori i lajme qendrore, Besart Galica, ka urdhëruar që në asnjë kronikë televizive dhe në asnjë edicion të lajmeve të mos përdoren terme të tilla si “kryeministër në detyrë” dhe Qeverisë aktuale të mos i referohen si “Qeveri në detyrë”.

    “Qeveria aktuale është me të gjitha kompetencat e saj deri në konstatimin e legjislaturës së re. Kështu që, në asnjë edicion të lajmeve të mos nënshkruhet – kryeministër në detyrë apo qeveria në detyrë, dhe në asnjë kronikë”, thuhet në email të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark