Raportohet se Shteti Islamik ka pushtuar zonën malore Tora Bora në Afganistan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Raportohet se Shteti Islamik ka pushtuar zonën malore Tora Bora në Afganistan

    Insajderi
    15 June 2017 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportimet nga Afganistani bëjnë të ditur se grupi ekstremist Shteti Islamik ka pushtuar zonën malore Tora Bora, në lindje të Afganistanit. Në këtë vend ishte strehuar më parë themeluesi i Al-Kaidës, Osama bin Laden.

    Përmes një audio incizimi të transmetuar në Radion Khilfat, që është radio e militantëve, u njoftua se pas përleshjeve të ashpra me talebanët, flamuri i Shtetit Islamik është vënë mbi kompleksin e gjerë të një shpelle në provincën Nangarhar.

    Burime jo zyrtare kanë thënë se Tora Bora dhe hapësira rreth saj tashmë është nën kontroll të Shtetit Islamik. Po këto burime kanë thënë se pas disa ditë luftimesh, qindra familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

    Mirëpo, zëdhënësi taliban, Zabiullah Mujahid ka thënë grupi i talebanëve ka larguar militantët e Shtetit Islamik nga vendet që ata kishin thënë se kanë pushtuar më herët.

    Militantët e Al-Kaidës të udhëhequr nga Osama bin Laden u patën fshehur nëpër shpella në Tora Bora pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-të më 2001, që rrëzoi talebanët nga pushteti në Kabul.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark