Raportohet se u vra gruaja e parë dhe e vetme në byronë politike të Hamasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Raportohet se u vra gruaja e parë dhe e vetme në byronë politike të Hamasit

    Insajderi
    19 October 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat palestineze raportojnë se gruaja e parë dhe e vetme në byronë politike të Hamasit është vrarë në një sulm ajror. Byroja politike është organi kryesor vendimmarrës i Hamasit.

    Jamila al-Shanti, e veja e bashkëthemeluesit të Hamasit, Abdel Aziz al-Rantisi, themeloi lëvizjen e grave në Hamas dhe u bë gruaja e parë e zgjedhur në byronë politike në vitin 2021.

    Ndërkohë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka mbërritur në Izrael. Ai dënoi “aktin e tmerrshëm të terrorizmit” nga Hamasi më 7 tetor dhe thotë se Mbretëria e Bashkuar qëndron krah izraelitëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark