×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raportoi keqpërdorimin me tender në FSSh – Pozhegu tregon se si u ‘shpërblye’

    Insajderi
    26 June 2022 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sinjalizuesi, Alban Pozhegu për herë të parë për InDoks ka folur për keqpërdorimet që sipas tij kanë ndodhur e po vazhdojnë të ndodhin në Fondin për Sigurime Shëndetësore.

    Pozhegu thotë se pasi që raportoi keqpërdorimet u largua nga puna.

     Raportimi kishte të bënte me një tender për ilaçe.

    “Kam qenë ish-zyrtar i prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë për 17 vite pastaj kam kalu në Fondin për Sigurime Shëndetësore. Si sinjalizues i kam paraqit së pari për shkak të një tenderi, një artikullin të cilin e kanë publiku në web faqe të KRPP-së si tender për me u nënshkru kontrata në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilën tender unë nuk e kam pas aprovu apo nënshkru, apo ndonjë vlerësim për shkak se çmimi ka qenë jo normalisht i lartë për atë produkt, për barna po… kështu që pasi e kam vërejtur që është publiku, ka dalë njoftimi për nënshkrim kontrate kam njoftu zyrtarët më të lartë në Ministrisë së Shëndetësisë dhe ju kam shkru një imell, ku i kam njoftu për parregullsitë edhe mënyrë se si është bërë ky njoftim për kontratën pasi që ka qenë jo ligjërisht i publikuar”, deklaroi Pozhegu.

    “Si përgjigje ose rezultat i kësaj mua më është ndërpre kontrata e punës me arsyen se nuk kam tregu rezultat”, u shpreh ai në InDoks të Gazetës Insajderi.

    Për të njëjtin tender të cilin e paralajmëroi Pozhegu, Gjykata e Tenderëve në vitin 2018 kishte vendosur që ta anulonte. E anuloi dhe publikisht e denoncoi se kontrata ishte lidhur në mënyrë të jashtëligjshme.

    Në intervistën e gjatë për InDoks, Pozhegu, dikur shef i tenderëve në Fondin për Sigurimet Shëndetësore, ka shpalosur qindra faqe dokumentesh, për siç thotë ai, keqpërdorime nga vet mënyra se si në krye të Fondit erdhi Fatmir Plakiqi (drejtor aktual), punësimet, tenderë e deri të dyshimet serioze për keqpërdorime me paratë e shtetit për shërim jashtë vendit.

    “Keqpërdorime ka pasur gjatë viteve të punës por me serioze ka qenë në vitin 2017-të për artikullin për barna, ndërsa pas largimit tim e kam bë edhe një kallëzim penal apo sido ta quajmë, denoncim në prokurori për të gjeturat që i kam pasur në atëkohë në Fond edhe arsyet e mija”.

    “Po një gjë çka është me rendësi të ceket se, ushtruesi i detyrës atëkohë, Fatmir Plakiqi, i cili ma ka ndërpre kontratën e ka vlerësimin e dobët për mua…i cili ka nënshkru urdhëresa për pagesë, zotime etj etj ka qenë në mënyrë jo ligjore i transferum në Fondin për Sigurime Shëndetësore ku është edhe dokumenti i Inspektoratit të punës ku thotë se zyrtarët e shërbimit civil, është e ndaluar sipas ligjit të punës dhe shërbyesit civil të transferohen nga njëri tek tjetri”, tha Pozhegu.

    “Ai është transferu në vitin 2017-të dy ditë vetëm si Ushtrues i detyrës së drejtorit për buxhet në Ministri të Shëndetësisë ndërsa pas 2 dite i është dhënë vendimi për Ushtrues i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore në atëkohë ministrit dhe sekretari permanente, ka qenë Uran Ismaili ministër ndërsa sekretar permanent Naim Bardiqi”, u shpreh Sinjalizuesi.

    Alban Pozhegu, që preferon të thirret sinjalizues i keqpërdorimeve në Fondin për Sigurime Shëndetësore në Kosovë, historinë që e ka treguar në InDoks e nis në vitin 2017. Atje ku thotë që vetë drejtori aktual i Fondit erdhi jashtëligjshëm dhe për disa muaj qëndroi e punoi jashtëligjshëm.

    InDoks | Rrëfimin ekskluziv i sinjalizuesit Alban Pozhegu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark