Policia e Kosovës ka pranuar një rast në Graqanicë, ku një person ka raportuar se është goditur nga një veturë, shkruan Gazeta Insajderi.
Pas hetimeve policore është zbuluar se e gjithë ngjarja kishte qenë inskenim nga raportuesi.
Kështu që është hapur hetim për veprën penale “Deklarim i Rrejshëm”.
Njoftimi i plotë:
Më datë 15.07.2024, në stacionin policor në Graqanicë është denoncuar një rast aksident trafiku godit dhe ik.
Menjëherë pas denoncimit, policia ka shqyrtuar të gjitha rrethanat e deklaruara dhe ato që kanë karakterizuar ngjarjen.
Nga hetimi i plotë i të gjitha rrethanave si dhe rishikimin e pamjeve filmike policia ka ngritur dyshimet për inskenim të ngjarjes.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Deklarim i Rrejshëm”