Rashica shkëlqen te Beshkitashi, me golin e shënuar ishte ndër më të mirët në fushë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Rashica shkëlqen te Beshkitashi, me golin e shënuar ishte ndër më të mirët në fushë

    Insajderi
    21 February 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Beshiktashi ka fituar në udhëtim ndaj Eyupsporit me rezultat 1-3.

    Protagonist në ndeshje ishte edhe mesfushori kosovar, Milot Rashica, i cili shënoi në fund të pjesës së parë.

    Takimin më mirë e nisën vendasit, ku shënuan qysh në minutën e parë të takimit me Bingolin, ndërsa rezultati u barazua me Rafa Silvan në minutën e 18-të të ndeshjes.

    E, në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë, Rashica shënoi për epërsinë e parë në ndeshje ndaj Beshiktashit.

    Mysafirët shënuan edhe një herë në minutën e 60-të ku shënoi Kilicsoy, e që ishte edhe rezultati përfundimtar i ballafaqimit.

    Rashica ishte një nga më të mirët në fushë për Beshkitashin, i cili e kishte notën 7.8, ku më të madhe se ai e pati veç Rafa Silva, i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes.

    Me këtë fitore, Beshiktashi rendiet në vendin e katërt me 41 pikë, një më shumë se Eyupspori që gjendet në vendin e pestë, ndërsa pesë më pak se Samunspori që aktualisht pozicionohet në vendin e 3-të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark