Rashica në dyshim rreth Kosovës: Populli ëndërron vetëm një kombëtare – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Rashica në dyshim rreth Kosovës: Populli ëndërron vetëm një kombëtare

    Insajderi
    09 June 2016 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milot Rashica nuk mundi siguronte një vend në Euro 2016, për shkak se trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi nuk e përfshiu atë në listën e 23 lojtarëve të Shqipërisë.

    Megjithatë, talenti i cili luan me Vitesen në Holandë ka ende shumë vite përpara dhe me siguri që do të jetë protagonist. Duke folur për holandezen “Voetbal International”, Rashica lë gjithçka të hapur kualifikueset e Europianit.

    “Ka disa lojtarë në kombëtaren shqiptare që kanë lindur në Kosovë, ashtu si unë. Shqipëria e Kosova janë një, e kemi Shqipërinë në gjak, ashtu si gjithë populli në Kosovë që ëndërron një ditë një kombëtare të bashkuar. Është një zgjedhje shumë e vështirë”, tregon Rashica.

    I pyetur se a do të zgjedh Kosovën apo Shqipërinë në kualifikueset e radhës për botërorin “Rusi 2018”, Rashica u shpreh i hamendësuar dhe nuk dha një përgjigje konkrete.

    “Unë di vetëm që dua të jem në Kupën e Botës në Rusi. Vetëm se është ende çështja se me cilin vend”, ka thënë Rashica.

    Rashica fillimisht ishte në listën provizore prej 28 futbollistëve të trajnerit italian, Gianni De Biasi, por më pas ishte po ashtu njëri prej katër futbollistëve që la grumbullimin e kombëtares me vendim të trajnerit italian. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark