Rashiq: Besoj shumë që Limaj do ta pranojë ofertën e Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq: Besoj shumë që Limaj do ta pranojë ofertën e Kurtit

    Insajderi
    22 July 2025 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

    Ai tha se nëse nuk ndodhë kjo, atëherë do të ketë një situatë të veprimeve të paparashikueshme.

    Rashiq ka thënë se për të mos ardhur në këtë situatë beson në pragmatizmin e Fatmir Limajt se do të pranojë ofertën e Kurtit.

    “Hyjmë në një zonë të veprimeve të paparashikueshme. Personalisht nuk jam që të hyjmë në atë zonë ku nuk mund të parashihet se çfarë mund të jetë reagimi apo propozimi i Gjykatës Kushtetuese apo ndonjë institucioni tjetër. Unë besoj duke e njohur z.Limaj që do të jenë pragmatik dhe do të pranojnë një ofertë nga bisedat që janë zhvilluar me z.Kurtin. Besoj shumë, mos të thamë që jam i sigurt që z.Limaj do të pranojë këtë ofertë të Kurtit”, ka thënë Rashiq në Tëvë1.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Limajt i ka bërë ofertë konkrete për bashkëqeverisje në takimin e së shtunës, ndonëse nuk ka dhënë detaje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark