Rashiq: Do e votoja Fatmir Limajn për kryeparlamentar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq: Do e votoja Fatmir Limajn për kryeparlamentar

    Insajderi
    29 May 2025 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha sot se do të mbështesë kandidaturën e Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit të Kosovës, nëse ky i fundit do të propozohet nga VV.

    Deklarata e Rashiq u bë pak para seancës së radhës së Kuvendit, e cila përfaqëson përpjekjen e 23-të për konstituimin e tij.

    “Nuk kemi biseduar me Kurtin përveç se ka një gatishmëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ana e kryeministrit që unë të jem pjesë e qeverisë dhe kjo që e keni thënë është diçka e re për mua, por në politikë është normal që të ketë ndryshime të opsioneve ose planeve, ose ministrave. Deri në këtë moment jo se a është i njoftuar nëse ka një propozim të ri sot për kryeparlamentar. Po, po do e votoja Fatmir Limajn për kryeparlamentar”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark