Rashiq: Ende s’ka ekip për hartimin e statutit të Asociacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq: Ende s’ka ekip për hartimin e statutit të Asociacionit

    Insajderi
    20 July 2016 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se ende nuk është formuar kurrfarë ekipi ose grup punues, për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që parashihet të formohet sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Deputeti Rashiq i ka thënë agjencisë Beta se tregimet për atë se është formuar ekipi i tillë, sipas njohurive të tij, tash për tash janë spekulime.

    “Mediet kanë transmetuar se në këtë ekip gjoja se do të jenë katër kryetarë të komunave nga pjesa veriore e Kosovës”, tha Rashiq dhe ka vlerësuar se “kjo nuk është e vërtetë dhe se një koncept i tillë do të ishte i gabueshëm, sepse në këtë ekip do të ishin vetëm njerëzit nga pjesa veriore e Kosovës”, ka thënë Rashiq, raporton rel.

    Ai konsideron se ekipi duhet të jetë i përbërë nga përfaqësuesit e serbëve në pjesën jugore dhe veriore, prej profesionistëve të cilët një kohë të gjatë punojnë në institucionet e Kosovës dhe e dinë se si ky statut në mënyrën më të mirë mund të përfshihet brenda sistemit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark