Rashiq, do të kandidoj për kryetar të Graçanicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq, do të kandidoj për kryetar të Graçanicës

    Insajderi
    13 July 2016 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish ministri i Punës në Qeverinë e Kosovës dhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës,  Nenad Rashiq nuk e ka përjashtuar mundësin e kandidimit për kryetar komune të Graçanicës. Ai thotë se partia e tij është e gatshme si për zgjedhje nacionale ashtu edhe për ato lokale.

    “Nuk përjashtohet mundësia e kandidimit tim për kryetar të Graçanicës, por kjo do të varet nga organet e partisë” thotë Rashiq.

    Deputeti Rashiq, mendon se mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe nacionale në të njëjtën kohë është gjasë reale. Ai shpreson në zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe jo vjedhje votash.

    “E vetmja gjë që kërkoj është të mos ketë shantazhe dhe presion institucional nga cila do palë, sepse ne e dijmë që në zgjedhjet e  gushtit të vitit 2014 janë vjedhur rreth 60 % e votave të serbëve” thotë Rashiq për Telenews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark