Rashiq: Krijimi i Asociacionit kusht për kthim në Institucione – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq: Krijimi i Asociacionit kusht për kthim në Institucione

    Insajderi
    21 March 2017 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista serbe nuk do t’i kthehet punës në institucionet e Republikës së Kosovës derisa në rend dite do të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Në këtë çështje po insiston ende deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.

    Sipas tij, kthimi i tyre në institucionet e Republikës së Kosovës do të jetë atëherë kur të diskutohet për krijimin e Asociacionit e komunave serbe.

    “Kur t’i bëjmë hapat konkrete në drejtim të krijimit të asociacionit”, ka thënë Rashiq lidhur me kthimin në institucionet e Kosovës.

    Ndryshe, braktisja e institucioneve qendrore të Kosovës nga Lista serbe ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, pas miratimit të Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike nga Kuvendi i Kosovës.

    Braktisja e Listës Serbe nga Institucionet e Kosovës, ka pamundësuar krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por edhe mos vullneti i tyre për ta votuar. Në këtë mënyre presidenti Thaçi ka marrë iniciativën për të krijuar Ushtrinë e Kosovës duke anashkaluar kushtetutën e Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark