Rashiq: Qeveria nuk i ka votat e Listës Serbe për demarkacionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq: Qeveria nuk i ka votat e Listës Serbe për demarkacionin

    Insajderi
    06 October 2016 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse zyrtarët qeveritarë vazhdimisht janë duke deklaruar se i kanë votat e Listës Serbe për ta votuar  Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, këtë e mohojnë përfaqësues të kësaj partie.

    Nenad Rashiq, deputet i këtij subjekti politik, i ka quajtur të pavërteta pretendimet e qeveritarëve  se i kanë siguruar votat e tyre, në mënyrë që të kalojë versioni aktual i demarkacionit.

    Rashiq i ka hedhur poshtë deklaratat e bëra mbrëmë nga këshilltari i kryeministri Mustafa, Faton Abdullahu, i cili ishte shprehur i sigurt se Lista Serbe do ta votojë shënjimin e kufirit me Malin e Zi, proces ky që po zvarritet më shumë se një vit, shkruan lajmi.net.

    “Nuk është e vërtetë kjo”, ka sqaruar Rashiq duke mos i komentuar më shumë deklaratat e bëra nga këshilltari i kryeministrit Mustafa.

    Demarkacioni dështoi të ratifikohej më 1 shtator pasi kryeministri Mustafa e tërhoqi nga rendi i ditës votimin e tij me arsyetimin se nuk ka pasur kushte. Madje për këtë u fajësua edhe Lista Serbe e cila mungoi në atë seancë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark