Rashiq: Shumë shpejt do të hiqet vendimi për ndalimin e mallrave serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Rashiq: Shumë shpejt do të hiqet vendimi për ndalimin e mallrave serbe

    Insajderi
    11 August 2023 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, thotë se ka marrë informacion nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se vendimi për ndalimin e importit të mallrave serbe në Kosovë së shpejti do të hiqet.

    Ai nuk ka specifikuar datë konkrete për heqjen e masave.

    “Mendoj se do të ndodhë së shpejti, me faktin se po lutem që të mos ketë ndonjë komplikim shtesë, që të mos bie në plan të dytë sepse është tani. gjëja e parë në agjendë”, tha Rashiq për RTK.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq foli për gjendjen në veri, qëndrimin e institucioneve ndaj komuniteteve jo-shumicë dhe kthimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark