×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq u ofrua të shkruaj draft statut të Asociacionit, Srpska i reagon: Kush je ti, të zgjodhi Kurti, jo serbët

    Insajderi
    17 June 2024 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se është i gatshëm të përfshihet në hartimin e draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas kësaj deklarate kanë reaguar nga Lista Serbe duke thënë se Rashiq u bë ministër “si zgjedhje e Albin Kurtit e jo e qytetarëve serbë”.

    LS ka thënë se ministri Rashiq nuk ka legjitimitet të flasë për asociacionin.

    “Kush je ti Nenad Rashiq? Kush votoi për ty? Në cilat zgjedhje? Kush ta dha autoritetin që të flasësh në emër të serbëve? Kush të beson ty? Kë përfaqëson? Interesave të kujt i shërben? Kujt i intereson mendimi yt kur ti je vetëmn porositësi i Kurtit dhe ti nuk do të jesh kurrë përfaqësues i qytetarëve serbë”

    Sipas tyre “një njeri si Rashiqi nuk ka fytyrë e as nder, nuk i frikësohet zotit”.

    “Prandaj duam t’i kujtojmë se në postin e ministrit ka ardhur si zgjedhje e Albin Kurtit, jo e popullit serb. Asnjë deputet nuk ka votuar asnjëherë për zgjedhjen e tij, që ishte obligim kushtetues. I rikujtojmë opinionit se serbët nuk i ka dhënë Rashiqit asnjë votë dhe se nuk ka asnjë deputet në parlamentin e Kosovës, që do të thotë se ai nuk ka absolutisht legjitimitet të flasë për Asociacionin e Komunave Serbe apo qëndrimin e popullit serb, veçanërisht sepse ai është pjesë e një regjimi që bën gjithçka për serbët përkeqësohet çdo ditë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark