Rashiti tregon për temat që u biseduan në takimin mes pozitës dhe opozitës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiti tregon për temat që u biseduan në takimin mes pozitës dhe opozitës

    Insajderi
    04 April 2017 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti me anë të një statusi në Facebook, ka treguar se në takimin e mbrëmshëm mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

    Ai ka treguar se është diskutuar për marrëveshjen e demarkacionit, asociacionin, dialogun Kosovë-Serbi, për zgjedhjet dhe për tema tjera.

    Rashiti, i cili është organizator i këtyre takimeve, këtë takim e ka vlerësuar si jo të lehtë.

    “Një takim i radhës i dialogut të brendshëm politik u mbajt sonte. Ishte takim shumë i gjatë dhe jo i lehtë; u diskutuan temat e rëndësishme, dialogu me Serbinë, asociacioni i komunave me shumicë serbe, marrëveshja e demarkacionit, zgjedhjet, legjislacioni kritik, rregullorja e Kuvendit dhe procesi i vazhdimit të këtij dialogu”, ka shkruar Rashiti.

    Rashiti ka paralajmëruar se disa propozime të reja do të vihen për diskutimin liderëve të subjekteve politike./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark