Ish-futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj dhe Hekuran Kryeziu janë emëruar në pozita të reja.
Këtë e bëri të ditur vetë FFK-ja në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Anel Rashkaj dhe Hekuran Kryeziu, dy nga ish-futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, rikthehen në role të reja në Federatën e Futbollit të Kosovës, këtë herë si ndihmëstrajnerë në ekipet kombëtare.
Anel Rashkaj do të jetë ndihmëstrajner i Kombëtares U19 si dhe pjesë e Departamentit teknik të FFK-së, duke sjell përvojën e tij të çmuar nga fusha e gjelbër për të udhëhequr të rinjtë drejt suksesit.
Ndërkaq, Hekuran Kryeziu do të jetë ndihmës trajner i Kombëtares U21.
“Mirë se vini në shtëpinë tuaj për një kapitull të ri dhe të rëndësishëm për futbollin e Kosovës!”, tha FFK-ja në njoftimin për shtyp.