Rast i çuditshëm në Gjilan: Ia kishte besuar kartelën e bankës, e denoncon në polici për vjedhje të parave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rast i çuditshëm në Gjilan: Ia kishte besuar kartelën e bankës, e denoncon në polici për vjedhje të parave

    Insajderi
    02 July 2025 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të çuditshëm në Komunën e Gjilanit.

    Siç thuhet në raportin ditor të së mërkurës, viktima ka raportuar se një person i ka vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe i ka tërhequr para të gatshme, shkruan Insajderi.

    Policia bën të ditur se ka intervistuar të denoncuarin, të cilit ia kanë sekuestruar një shumë të parave të gatshme të tërhequra nga banka. I njëjti ka thënë se viktima me vullnetin e tij ia ka dhënë kartelën e bankës.

    Policia e ka liruar në procedurë të rregullt të dyshuarin pas intervistimit, teksa rasti po vazhdon të hetohet.

    Njoftimi i plotë:

    VJEDHJE E RËNDË & KEQPËRDORIM I BESIMIT

    Gjilan / 20-30.06.2025. Viktima mashkull-shtetas i huaj me datë 01.07.2025 ka  raportuar se gjatë periudhës së cekur kohore i dyshuari m/k në shtëpinë e tij i ka vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari te i cili  gjatë kontrollit kanë gjete dhe sekuestruar një shumë para të gatshme të tërhequra nga banka me kupon si dëshmi dhe kartelën e bankës në emër të viktimës që ka deklaruar se me vullnetin e tij ka mbajtur kartelën e bankës dhe për këtë posedon edhe dokument të noterizuar për mbikëqyrje. Në konsultim e prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark