Rast i pazakontë në SHBA: Goditi lepurin gjatë ngjitjes, motori i aeroplanit përfshihet në zjarr - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rast i pazakontë në SHBA: Goditi lepurin gjatë ngjitjes, motori i aeroplanit përfshihet në zjarr

    Insajderi
    17 April 2025 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aeroplan i United Airlines pësoi një zjarr në motor pak pas ngritjes, i cili me sa duket ishte shkaktuar pasi ka goditur një lepër.

    United Flight 2325 ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit të SHBA-së për në Edmonton, të dielën kur ndodhi incidenti, raporton ABC News, përcjell Insajderi.

    Incizimi LiveATC dëshmon se ekuipazhi i fluturimit ka kërkuar që avioni të inspektohet për një zjarr të motorit dhe duke u thënë se ishte një lepur që me sa duket u fut nëmotor.

    “Lepuri përmes numrit 2, ai duket se ka shkaktuar atë”, u përgjigj piloti.

    Boeing 737-800 kishte 153 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

    Aeroplani u kthye në mënyrë të sigurtë në Denver.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark