Rast i rrallë në Indi: Një-vjeçari kafshon kobrën, ai mbijeton teksa kafsha ngordh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rast i rrallë në Indi: Një-vjeçari kafshon kobrën, ai mbijeton teksa kafsha ngordh

    Insajderi
    28 July 2025 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Bettiah të Biharit të Indisë, një djalë njëvjeçar kafshoi një kobër duke e ngatërruar me lodër nteksa ërsa luante në shtëpinë e tij. Fëmija ra pa ndjenja pasi kafshoi gjarprin dhe u dërgua me urgjencë në spital.

    Ndërsa gjarpri ngordhi, fëmija është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, raporton Hindustan Times.

    Sipas raportit, gjyshja tha se kobra me gjatësi 60 centimetra e gjatë hyri në shtëpi të premten, pasi fëmija e mori duke e ngatërruar atë me një lodër.

    Ai më pas e kafshoi kobrën, duke e copëtuar zvarranikun në dy gjysma, ku më pas gjarpri ngordhi.

    Vendasit e fshatit thanë se kobra iu afrua shumë fëmijës, gjë që ndoshta e shqetësoi, duke e bërë atë ta merrte dhe ta kafshonte.

    Pas incidentit, fëmija u dërgua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Majhauliya për trajtim. Pas trajtimit fillestar, fëmija u dërgua në Kolegjin dhe Spitalin Mjekësor të Qeverisë Bettiah për trajtim të mëtejshëm.

    Zëvendësdrejtori i spitalit JMCH, Dr. Devikant Mishra, tha se fëmija nuk ka treguar shenja të infeksionit me helm dhe është ende duke u trajtuar. Ai tha më tej se fëmija është jashtë rrezikut. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark