Rast i tmerrshëm: Mosmarrëveshje për borxh, kosovari ia rrëmben vëllain e mitur preshevases - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rast i tmerrshëm: Mosmarrëveshje për borxh, kosovari ia rrëmben vëllain e mitur preshevases

    Insajderi
    21 July 2024 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e tmerrshme është raportuar në Policinë e Kosovës në Gjilan nga një preshevase.

    Në raportin ditor të së dielës të Policisë së Kosovës, njoftohet se forcat e rendit kanë arrestuar një të dyshuar kosovar për rrëmbim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Siç njofton policia, i dyshuari ka rrëmbyer vëllain e mitur të viktimës grua nga Presheva. Krejt kjo, për shkak të një borxhi.

    Në shtëpinë e tij, policia gjatë arrestimit të pasdites së të dielës ka konfiskuar edhe marihuana në sasi prej 2.41 gramë.

    “Preshevë 20.07.2024-16:00. Ankuesja femër Shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në Stacionin Policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi,  është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark