×
  • Lajme
  • Lajme

    Rast i tmerrshëm në Prizren: Viktima gjendet në tokë pasi u ther me thikë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

    Insajderi
    07 July 2024 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren pranë mesnatës së të shtunës. Një person është gjetur i lënduar rëndë i shtrirë në rrugë pasi dyshohet se është therur me thikë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në raport njoftohet se i dyshuari është dërguar në Spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas policisë, të dyshuarit besohet ta kenë hedhur nga vetura e tyre në rrugë pasi kanë kryer aktin kriminal dhe të jenë larguar në drejtim të panjohur. Ende nuk ka të arrestuar.

    “Lagja Bazhderhane, Prizren  06.07.2024 – 23:50.   Viktima mashkull kosovar,  është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë  i  sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë)  nga persona  ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar,   nga vetura  e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton PK’ja.

    Rasti vazhdon të jetë nën hetime, sipas policisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark